Bolwoningen, shtëpitë në formë sfere të një dekade më parë që duken si projekt i së ardhmes

Shkenca dhe përparimi i teknologjisë në mënyrë të shpejtë janë krijuar vetëm një dekadë më parë dhe ka shumë të ngjarë të ndihen si antike ndaj vëzhguesve të saj të sotëm.
Ky megjithatë nuk është rasti me shtëpitë në formë topi në qytetin holandez të Den Bosch. Ato u konceptuan në vitin 1984 dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të mbeten ende futuristike.
Këto shtëpi u krijuan si pjesë e një programi për strehimin eksperimental hollandez në vitin 1968. Ato ishin projektuar nga artisti dhe skulptori Dries Kreijkamp në 1970 dhe projekti u përfundua në në vitin 1984.
Ndërkohë që programi u mbyll në të njëjtin vit, Bolwoningen u bë realitet, ky kompleks i strehimit eksperimental vazhdon të qëndrojë dhe mbetet po aq i denjë sa dita kur mori formë.
Të vendosura në mes të bimësisë së harlisur përgjatë një kanioni piktoresk 50 shtëpiza të tilla ngjajnë si një grup i çuditshëm kërpudhash të botës tjetër.
Shtëpitë qëndrojnë në struktura cilindrike dhe përmbajnë një hapësirë ruajtëse plus një shkallë që i çon njerëzit në sferën e sipërme.
Çdo shtëpi ka tre kate, kati i parë ku ndodhet dhoma e gjumit, kati i dytë ku ndodhet dhoma e ndjenjes dhe në kat të tretë kuzhina, ndërkohë tualeti ndodhet midis.
Shtëpitë janë shumë të ndritshme falë gjashtë dritareve të mëdha të rrumbullakëta dhe një dritë që vjen nga çatia.
Hapësira e jetesës është e shpërndarë në një sipërfaqe prej vetëm 55 metrash katrorë, por pamja dhe bollëku i dritës nuk lejojnë që shtëpia të duket e vogël.
Dries Kreijkamp, i cili solli magjepsjen e tij në sferat e këtij projekti besoi në këtë projekt gjatë të gjithë jetës së tij.
“Eskimezët e dinin vërtet se çfarë po bënin me “igloot” e tyre dhe po ashtu edhe fiset afrikane që ndërtojnë kasolle të rrumbullakëta.
“Forma e globit është plotësisht e vetëkuptueshme është forma më organike dhe natyrore e mundur”, është shprehur dikur Kreijkamp.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.