‘Boom-i’ zvicerian i Qershorit, Instat: Rritet me më shumë se 50 % hyrja e shtetasve nga Zvicra!
Shqipëria ka ndjerë një fluks të madh të shtetasve zciverian në këto gjashtë muaj të parë të vitit, e veçanërisht në muajin Qershor.
Referuar publikimit më të fundit të Instat mbi lëvizjet e shtetasve, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta në Shqipëri, Zvicra rendihet e para.
Në janar – qershor 2019, sipas Instat, Zvicra ka pasur rritje të hyrjeve në Shqipëri me 34.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
Në gjysmën e parë të 2018-ës, Shqipëria është ‘check-uar’ nga 13 mijë e 963 shtetas zvicerian, ndërsa në janar – qershor 2019 janë numëruar 18 mijë e 797 hyrje të shtetasve nga Zvicra.
Fluksi më i madh është ndjerë veçanërisht në fillim të sezonit turistik. Edhe në Qershor, Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve nga shtetasit zciverian.
Sipas Instat, në Qershor 2019, hyrja e shtetasve nga Zcivra në Shqipëri është rritur me 55.4 % krahasuar me qershorin e 2018-ës.
Në Qershor 2019, Shqipëria është ‘prekur’ nga 1 mijë e 789 shtetas zvicerian më shumë se në qershorin e vitit paraardhës.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.