Borxhet e institucioneve – Maj-Qershor, 1.5 mld lekë detyrime të reja

Sipërmarrjet private vazhdojnë të mos paguhen për punët e bëra apo shërbime të kryera, nga administrata shtetërore. Pothuajse të gjitha dikasteret qendrore kanë krijuar detyrimeve të prapambetura. Edhe pse në ligjin e buxhetit, por edhe në strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura theksohet moskrijimi i borxheve të reja, duket se kjo nuk po funksionon.
Fondet buxhetore duhet të disbursoheshin sipas projekteve të parashikuara më parë. Ndërkohë në raportin e fundit të FMN i “tërhiqet vërejtje” qeverisë për moskrijimin e detyrimeve të reja.
Referuar të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, rezulton, se vetëm për periudhën Maj-Qershor 2017, vlera e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucione të ndryshme arrin në 1.5 miliardë lekë. Po sipas këtyre të dhënave institucionet që kanë krijuar më tepër detyrime të prapambetura këtë periudhë janë:
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës – 943.8 milionë lekë
Ministria e Arsimit dhe Sportit – 1 milion lekë
Ministria e Drejtësisë – 83.1 milionë lekë
Ministria e Shëndetësisë – 63.9 milionë lekë
Ministria e Punëve të Brendshme – 143.1 milionë lekë
Ministria e Zhvillimit Ekonomik – 0.2 milionë lekë
Ministria e Punëve të Jashtme – 12.1 milion lekë
Ministria e Financave – 154.3 milionë lekë
Ministria e Zhvillimit Urban – 45.9 milionë lekë
Ministria e Mjedisit – 74.7 milionë lekë
Ministria e Integrimit Europian – 0.6 milion lekë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve – 3.9 milionë lekë
Ministria e Mirëqenies dhe Ministria e Kulturës raportojnë që nuk ka krijuar detyrime për këtë periudhë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.