Borxhet e Kinës ka ardhur koha të paguhen
Moody’s Corp uli vlerësimin Sovran të Kinës për herë të parë në 28 vjet. Kina tashmë do të duhet të paguajë çmimin për borxhin e saj epik, pavarësisht asaj që bëjnë politikbërësit.
Një nga diskutimet më të nxehta në Kinë këto ditë ka qenë nëse qeveria po e trajton me seriozitet grumbullimit të borxhit që ka shpërthyer që nga kriza globale financiare apo jo.
Totali i kredisë së parapaguar u rrit në rreth 260 për qind të PBB-së në fund të vitit të kaluar nga 160 për qind që ishte në vitin 2008, një nga zgjerimet më të mëdha e më të shpejta që kanë ndodhur ndonjëherë.
Zyrtarët thonë se janë shumë të vetëdijshëm për nevojën e zhvlerësimit dhe ka dëshmi se përpjekjet e fundit për tu marrë me problemin kanë filluar të kenë ndikim.
Ajo që ende nuk është e qartë është nëse qeveria ka vullnetin për të ecur përpara me reformat edhe kur kompanitë të fillojnë të dalin përpara dhe ekonomia të ngadalësohet.
Me vendimin e tij Moody’s në thelb kuptoi se detyra e zgjidhjes së problemeve të borxhit të Kinës gjithnjë e më shumë do të bartë mbi shtetin dhe ekonominë.
“Rënia e çmimit”, pasqyron pritshmërinë e Moody’s se forca financiare e Kinës do të zbehet disi gjatë viteve të ardhshme, me borxhin e gjerë ekonomik që do të rritet ndërkohë që rritja potenciale ngadalësohet”.
Por ulja ishte e lehtë dhe Kina mbetet ende mirë brenda klasës së investimeve.
Sidoqoftë, shqetësimet e Moody’s duhet të zgjojnë investitorët që kanë vendosur, bazuar në qetësinë e dukshme në tregjet e aksioneve dhe valutës kineze se vendi nuk po përjeton tendosje financiare.
Ajo që po ndodh sot nuk mund të duket si shkatërrim i pësuar nga Koreja e Jugut apo Indonezia në vitet 1990. Por mund të jetë vetëm sepse shteti ka aq shumë kontroll në Kinë.
Nëse zyrtarët nuk do të kishin hyrë vitin e kaluar për të kufizuar daljet në rritje të kapitalit, pamja ndoshta do të dukej shumë më e zymtë.
Kjo “krizë me karakteristika kineze” përmban të gjitha fazat e një rënieje shumë më serioze: borxhin ende në rritje, kreditë e këqija të panjohura dhe një qeveri që i kushton rëndësi ashpërsisë së problemit.
Përpjekjet për të kufizuar kreditimin do të shkaktojnë dhimbje serioze ndaj Kinës së korporatave.
Duke qenë se ekonomia mbetet kryesisht e varur nga borxhi i rritjes, ulja e borxhit nëpërmjet shitjes së aseteve do ta bëjë më të vështirë për firmat që të rrisin borxhin e tyre.
Një grusht i dyfishtë mund të shtyjë më shumë kompani në drejtim të zhdukjes duke dënuar bilancet tregtare.
Për më tepër, nëse politikbërësit e Pekinit reagojnë duke rritur përsëri kredinë gjithçka që ata do të bëjnë është vonimi i pashmangshëm.
Sasia më e madhe e borxhit thjesht lejon kompanitë mumie të qëndrojnë të gjalla më gjatë dhe të shtojnë barrën e borxhit në ekonomi.
Herët ose vonë, qeveria do të duhet të dorëzojë qeveritë lokale dhe ndërmarrjet shtetërore si dhe të rikapitalizojë bankat.
Pyetja e vetme që shtrohet është se sa i shtrenjtë do të jetë riparimi i sektorit financiar të për tatimpaguesit pasi udhëheqësit kinezë e kuptojnë se loja mbaroi.
Duke parë krizat bankare në të kaluarën kostot do të jenë shumë të mëdha. Pastrimi i Koresë së Jugut pas krizës së vitit 1997 kushtonte më shumë se 30 për qind të prodhimit të brendshëm bruto ndaj aplikimi kësaj në Kinë do të arrinte rreth 3.5 trilionë dollar.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.