Borxhi i keq në Itali – Kreditë e këqija neto bien në nivelin më të ulët, në 2 vite

Kreditë e këqija neto në bankat italiane kanë rënë në nivelin më të ulët në 2 vite e gjysmë për tremujorin e katërt 2016, kryesisht prej reduktimit të vlerës kontabël të aktiveve. Banka e Italisë bëri të ditur se kreditë e këqija rezultuan në 77.8 miliardë euro në Janar, nga 86.8 miliardë që ishin në Dhjetor 2016, duke sjellë vlerën neto më të ulët që prej Qershorit 2014.
Në vlerë bruto, kreditë ndaj huamarrësve të paaftë për të paguar qëndruan në 197.9 miliardë euro në Janar, në rënie nga 200.85 miliardë që ishin në Dhjetor. Norma vjetore e rritjes ishte 4% për Janarin. Nëse llogaritën edhe kreditë e këqija të shitura apo të titullizuara, rritja vjetore ishte 12.2%, e pandryshuar nga muaji i kaluar me bazë vjetore.
Bankat italiane gjenden në vështirësi për të pastruar borxhin e keq për shkak se vlera e tregut është më e ulët se vlera kontabël, duke sjellë kështu një humbje. Rregullat strikte që ndalojë ndihmat shtetërore, kufizojnë gjithashtu Qeverinë për të ndërhyrë në sistemin bankar, si në Spanjë apo Irlandë gjatë krizës financiare.
Borxhi i keq në Itali po kufizon aftësinë e bankave për të dhënë hua, duke frenuar rritjen ekonomike. Banka e Italisë deklaroi se kreditë ndaj kompanive u rritën e 0.9% në Janar, krahasuar me 0.2% rritje në Dhjetor. Të dhënat treguan se kreditë ndaj korporatave arritën 776 miliardë euro në Janar, krahasuar me 915 miliardë euro që ishin në kulmin e krizës së borxhit në Nëntor të 2011-ës.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.