Borxhi në rritje, alarm për të ardhmen – Broka: Rihapja e ekonomisë, rruga e vetme për parandalimin e krizës
Ekonomia shqiptare ka pësuar dëm të konsiderueshëm nga COVID-9 dhe defiçiti fiskal i krijuar në 4 mujor për shkak të rënies drastike të të ardhurave dhe marrjes borxh për të paguar pagat dhe sigurimet shoqërore, janë sinjale negative për qëndrueshmërinë fiskale në vend. Në një intervistë për TV SCAN, ekonomisti Koço Broka shprehet se nëse ekonomia nuk do të hapej, kjo do të sillte pasoja të mëdha në xhepat e qytetarëve.
Nga ana tjetër, Broka sugjeron se për të mos lejuar që të përballemi me një krizë ekonomike, duhet që çdo sektor i ekonomisë të vihet në lëvizje sa më shpejt. Sipas tij, në avancë, vëmendja duhet përqendruar në avantazhet konkurruese që ka vendi.
Sipas treguesve fiskalë të Ministrisë së Financave, në 4 muajt e parë të vitit në arkën e shtetit u mblodhën 132 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa defiçiti arriti në 126 milionë euro.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.