Borxhi publik britanik, rekord historik! Në 2 trilionë sterlina, ose 100.5% e PBB
Borxhi publik britanik ka kaluar shifrën e 2 trilionë paundwve për herë të parë në histori, duke e vendosur vendin dhe ministrin e financave përballë një sfide tjetër të madhe, në një kohë që qeveria është nën presion të madh për të miratuar fonde të tjera emergjence në mbështetje të ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia.
Borxhi publik neto i mbretërisë ka prekur kështu normën rekord prej 100.5% të prodhimit të brendshëm bruto, që është edhe niveli më i lartë që prej vitit 1961, kur vendi ende përballej me kostot e luftës së dytë botërore.
Rritja e ndjeshme e borxhit reflekton rritjen e shpenzimeve qeveritare dhe paketat e emergjencës, por edhe rënien e ndjeshme të të ardhurave në buxhet. Që prej goditjes së pandemisë, borxhi publik britanik është fryrë me rreth 200 miliardë paund.
Qeveria britanike e kishte parashikuar këtë rritje, ndërkohë që projektoin që në buxhetin 2022/2023, borxhi të prekë shifrën e 2.5 trilionë paundëve.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.