Borxhi publik në Kosovë arrin në 852 milionë euro
Gjatë vitit të shkuar borxhi publik i Kosovës u rrit me 100 milionë euro në raport me vitin 2015. Ekspertët e ekonomisë e kanë cilësuar si një sinjal të keq për të ardhmen e vendit.
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave (MF) në fund të vitit 2016 borxhi publik i Kosovës ka arritur në 852 milionë euro, ndërsa në fund të vitit 2015 borxhi publik i Kosovës ishte 748 milionë euro.
373 milionë euro është borxhi ndërkombëtar, ndërsa pjesa tjetër i përket borxhit të brendshëm.
Në të dhënave bërë publike të Ministrisë së Financave shihet se në vitin 2012 borxhi publik i Kosovës ka qenë 409 milionë euro, në vitin 2013 shuma e borxhit ka arritur në 476 milionë euro.
Në vitin 2014 shuma totale e borxhit publik ka arritur në 582 milionë euro e ndërsa një viti më pas, në vitin 2015, borxhi publik është rritur në masë jonormale duke arritur në 748 milionë euro.
Në fund të vitit 2016 borxhi i Kosovës ndaj Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kishte arritur në 169 milionë euro, ndërsa ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim ka arritur në 36 milionë euro, shkruan gazeta Zëri.
Po ashtu borxhi i Kosovës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në 113 milionë euro, ndaj “UniCredit” 6.4 milionë euro, si dhe ndaj KfW-së 47 milionë euro.
(er.zi)
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.