Borxhi tatimor rekord 1 miliardë euro / Problem struktura, 700 milionë euro ose 68% e totalit i takon kompanive me status pasiv

Borxhi tatimor ka shënuar një vlerë rekord prej rreth 1 miliardë eurosh në fund të vitit 2020, ndërkohë që problem mbetet struktura dhe mosha e tij. Tatimet raportojnë se 68% I këtij borxhi I takon kompanive me status pasi
Ndërsa detyrimet e papaguara nga bizneset te tatimet kanë arritur vlerën rekord prej rreth 1 miliardë eurosh gjatë vitit të shkuar, problem mbetet struktura e tij, e cila e bën vështirësish të mbledhshëm këtë borxh. Kjo pasi pjesa e dërrmuese e tij I takon kompanive me status pasiv, ndërkohë që gjithashtu problem mbetet edhe mosha e borxhit.
Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, stoku I borxhit arriti në 122.5 miliardë lekë, afërisht 1 miliardë euro në fund të vitit 2020. Subjektet Pasive janë përgjegjës për 58% të numrit total të subjekteve debitor me një vlerë prej 68,6 mld lekë, rreth 700 milionë euro ose 68% të masës totale të borxhit. Subjektet Aktive janë përgjegjës për 42% të numrit total të subjekteve debitorë me një vlerë prej 39,8 mld lekë, rreth 300 milionë euro, ose 32% të masës totale të borxhit.
Problem tjetër është edhe mosha e borxhit, duke qenë se sa më e largët të jetë koha e krijimit të detyrimeve, aq më e vështirë është edhe mbledhja e tyre.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Borxhi me vjetërsi mbi 2 vjet rezulton me vlerë 83,3 mld Lekë, rreth 700 milionë euro, ose sa 68% ndaj totalit të stokut.
Ndërkaq struktura e borxhit më të ri paraqitet si më poshtë: sipas vjetërsisë paraqitet si më sipër ku:•borxhi deri në 3 muaj 4%ndaj totalit të stokut•borxhi nga 3 -6 muaj 5% ndaj totalit të stokut•borxhi nga 6-12 muaj 10 %ndaj totalit të stokut borxhi nga 1-2 vjet13% ndaj totalit të stokut.
Lorenc Rabeta – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.