Bota nuk po merr ende frymë lirisht! Varianti ‘Delta’ po rikthen mbylljet
Rastet e infektimeve me Covid në Indonezi po rriten, duke arritur në atë që mund të cilësohet si ‘katastrofë’. Përhapja e të ashtuquajturit variant Delta i virusit ka shtruar numrin e të shtruarve në spitalet e vendit. Kjo deklarohet nga Kryqi i Kuq.
Ndërkohë, dy vende të Australisë janë mbyllur për tre ditë. Brisbane, qyteti i katërt më i madh i Australisë ka vendosur të rikthejë mbylljen, sikurse ka ndodhur tashmë me Sydneyn dhe Darwin.
India nga ana tjetër, po përballet me raste të shumta infektimesh. Rastet e reja janë 37 mijë e 566 dhe numri i viktimave 907.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.