Bota vijon të ndotet nga dioksidi i karbonit – Raporti, kapaciteti global i impianteve të qymyrit u rrit në vitin 2021!

Kapaciteti global i termocentraleve me qymyri, karburanti fosil që lëshon më shumë dioksid karboni kur digjet, u rrit gati 1% vitin e kaluar ndërsa bota u rikuperua nga pandemia COVID-19, sipas një raporti kërkimor nga një grup mjedisor amerikan.
Raporti i Global Energy Monitor zbuloi se kapaciteti global i impianteve të qymyrit u rrit me 18.2 gigavat në rreth 2100 GW ose rreth 0.87%. Shkencëtarët dhe aktivistët i kanë kërkuar shteteve që të largohen nga qymyri drejt burimeve më të pastra të energjisë, si energjia diellore dhe e erës dhe në disa raste, energjia bërthamore.
Rritja e vitit të kaluar në impiantet e reja të qymyrit prej rreth 25.2 GW në Kinë, ndotësi më i madh i klimës në botë, pothuajse kompensoi mbylljen e centraleve të qymyrit në pjesën tjetër të botës, thuhet në raport. Kina është zotuar të arrijë neutralitetin e qymyrit deri në vitin 2060.
Por fokusi i saj kohët e fundit është zhvendosur drejt sigurisë energjetike, pas ndërprerjeve të energjisë dhe pasigurive gjeopolitike që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Vende si Gjermania gjithashtu kanë rishqyrtuar përdorimin e më shumë qymyri për të zëvendësuar gazin natyror rus.
Shtetet e Bashkuara, emetuesi i dytë më i madh i karbonit, u zotuan me rreth 40 vende në bisedimet e OKB-së për klimën nëntorin e kaluar për t’i dhënë fund financimit ndërkombëtar për shumicën e projekteve të karburanteve fosile deri në fund të vitit 2022. Por administrata e Biden së shpejti mund të shqyrtojë thirrjet për përjashtime nga premtimi i saj pas pushtimit rus të Ukrainës, tha një zyrtar i lartë amerikan.
Pavarësisht rritjes së vitit të kaluar, kapaciteti i termocentraleve globale të qymyrit që po ndërtoheshin në vitin 2021 ra nga 525 GW në 2020, në 457 GW, një rënie prej 13%, thuhet në raport.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.