BQE do të ndryshojë udhëzimin mbi politikat / Lagarde: Do të reflektojë strategjinë e re mbi objektivin e inflacionit
Banka Qendrore Europiane do të ndryshojë udhëzimin mbi hapat e ardhshme të politikave në takimin e radhës, çka do të reflektojë strategjinë e re dhe tregojë seriozitetin mbi objektivin e inflacionit, sipas presidentes Chrisiten Lagarde. Strategjia e re e bankës, e lajmëruar këtë javë, do të lejojë tolerimin e inflacionit sipër objektivi prej 2%, kur normat e interesit ndodhen pranë zeros, si ç’janë tani. Kjo pritet të sigurojë investitorët se politikat nuk do të shtrëngohen para kohe dhe të nxisë përditshmëritë e tyre mbi rritjen e çmimeve në të ardhmen, që kanë qëndruar nën objektiv për gati 1 dekadë. “Duke marrë parasysh këmbënguljen që duhet të vërtetojmë për të shprehur angazhimin tonë, udhëzimi për politikat do të rishikohet”- tha Lagarde. Udhëzimi aktual i bankës tregon se do të blihen obligacione për sa kohë të jetë e nevojshme dhe do të mbahen interesat në nivelin rekord të ulët aktual, deri sa inflacioni të arrijë objektivin. Ajo përsëriti se nuk është koha e duhur për të hequr stimujt monetarë dhe se programi i blerjeve emergjencë të pandemisë, që vlen 1.85 trilionë euro, mund të përkthehet në një format të ri pas Marsit 2022.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.