BQE pranon rreziqet e inflacionit – Ndryshon më në fund qasjen. Lë “derën e hapur” për rritje të interesave
Banka Qendrore Europiane pranoi së fundmi rreziqet e inflacionit dhe madje e la derën e hapur për një rritje të normës bazë të interesit këtë vit, duke shënuar një kthesë të politikave monetare. Institucioni në Frankfkurt ka argumentuar prej kohësh se inflacioni i lartë do të bjerë poshtë objektivit prej 2% pa ndërhyrje më vonë gjatë vitit, por treguesi te fundit në nivele rekord të larta, kanë sfiduar narracionin, që banka të tjera qendrore e kanë braktisur prej kohësh.
Presidentja e institucionit, Christine Lagarde, tha se inflacioni ka gjasa të qëndrojë i fryrë për më gjatë se sa pritej më parë, por që do të bjerë më vonë gjatë vitit. “Krahasuar me pritshmëritë e Dhjetorit, rreziqet mbi rritjen e çmimeve janë shtuar, veçanërisht në afat-shkurtër”- tha Lagarde, që argumenton se rritja e çmimeve në 19 vendet e Eurozonës po bëhet më gjithëpërfshirëse. Ndërsa Lagarde tha se banka nuk do të nxitojë me vendimet, ajo nuk përsëriti udhëzimin e mëparshëm se një rritje e interesave nuk ka gjasa.
Burimet pranë diskutimeve thonë se një shumicë e politikëbërësve kanë thirrje që banka të ndërhyjë, me shumë mudnësi duke lajëmruar një reduktim më të shpejtë të blerjes së titujve të borxhit. Sipas burimeve, anëtarët e bordit e kishin të qartë se një rritje e interesave këtë vit nuk duhet të përjashtohet më, duke marrë parasysh rreziqet e inflacionit. Reagimi i investitorëve ishte i ashpër dhe lëvizjet në treg ishin të mëdha.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.