BQE te borxhi i korporatave – Ka blerë 152 mld euro, duke rritur emetimet dhe ulur kostot e huamarrjes
Banka Qendrore Europiane ka ulur bindshëm kostot e huamarrjes nëpërmjet blerjes së borxhit të korporatave dhe ka nxitur volumin e emetimeve te firmat e Eurozonës.
Institucioni në Frankfurt ka blerë tituj borxhi në gradë investimi në vlerën e 152 miliardë euro që kur lajmëroi Programin e Blerjes së Sektorit Korporativ(CSPP) në muajin Mars 2016, me synim nxitjen e shpenzimeve korporatave dhe nivelit të çmimeve.
“Deri në vitin 2017, programi i sektorit korporativ ka sjellë rënien e spread-it të obligacioneve korporative, në një mesatare prej 25 pikë bazë për obligacionet e përshtatshme për programin, 10 pikë bazë për obligacionet që nuk përshtaten dhe janë në grade investimi si dhe 20 pikë bazë për ato që nuk përshtaten”, deklaroi Banka Qendrore Europiane.
Programi i blerjes së borxhit korporativ, përjashtuar bankat, është pjesë e skemës së lehtësimit sasior prej 2.55 trilionë euro të Bankës Qendrore, që ka kontribuar në rritjen e fortë të ekonomisë së Eurozonës pavarësisht mos arritjes së objektivit të inflacionit.
Emetimet e borxhit korporativ kanë qenë thuajse 50% sipër trendit të 2 viteve të kaluara dhe e gjithë kjo rritje vjen prej transaksioneve të institucionit në Frankfurt. Blerjet e bankës kanë shkaktuar një rritje të dukshme në emetimet e korporatave në Francë, Holandë dhe Itali.
Megjithatë, emetimet neto kanë qenë të përqendruara në vetëm 5 nga 19 vende të Eurozonës, shtuar Gjermaninë dhe Spanjën.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.