Braktisën fëmijët e mitur për azil, procedim për prindërit shqiptarët!
Policia Kufitare ka proceduar penalisht dy shtetas për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
“Në kuadër të masave për frenimin e migracionit të paligjshëm, apo atë të azil kërkimit, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Gj, 52 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi më datë 16.09.2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ, 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali. Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S, 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S, 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali” njofton policia.
Kjo nuk është hera e parë që prindër shqiptar procedohen penalisht me akuzën e braktisjes së fëmijëve të mitur. Vende të ndryshme të Bashkimit Europian kanë evidentuar në raportet e tyre praktikën që ndiqet edhe nga shqiptarët, ku pasi udhëtojnë me fëmijët e mitur drejt vendeve të ndryshme, i lënë ata atje me qëllim përfitimin e azilit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.