Bregdeti shqiptar në fokus të mediave turke, “Daily Sabah”: Riviera shqiptare ofron vizitorë dhe përvoja “të papritura”

Turizmi në Shqipëri dhe pamjet tërheqëse që ofron bregdeti shqiptar nuk kanë mbetur jashtë vëmendjes së mediave në Turqi. Pas artikujve të publikuar ditët e fundit nga mediat italiane, sllovake, serbe, së fundmi edhe mediat turke shkruajnë për pamjet tërheqëse të Rivierës Shqiptare. Me një artikull të posaçëm, “Daily Sabah” shkruan: “Riviera Shqiptare ofron vizitorë dhe përvoja të papritura”.
“Po mendoni se ku mund t’i kaloni pushimet këtë verë, bregdeti shqiptar mund të jetë zgjedhja e duhur. I zhytur në mes të Detit Adriatik dhe Maleve të Ballkanit, Riviera Shqiptare është një mundësi për pushime. Ne fluturuam për në Tiranë për 50 USD, morëm me qira një makinë ($ 25 në ditë), dhe arritëm në plazh (gjithmonë falas). Gjetëm të gjitha vendet tona për të qëndruar në booking.com dhe paguam më pak se 30 dollarë/nata për qëndrimin në një dhomë, ndërkohë që ato ofroheshin më lirë në Durrës dhe Sarandë. Ushqimi ishte shumë i shijshëm me çmime shumë të parëndësishme, në bregdetin shqiptar ushqimi grek është mbret”, thuhet në reportazh.
Gjithashtu reportazhi thekson se udhëtimi në bregdetin shqiptar ishte si “një muaj mjalti pasapokaliptik”….
“Ne kishim dëgjuar gjëra të mrekullueshme për bregdetin shqiptar dhe për fshatrat që kalonin bregun e tij, por udhëtimi ynë u ndje si një muaj mjalti pasapokaliptik, nga pamjet e bukura, duke lëvizur në qytete, ndërtesat prej betoni të të cilëve ishin ende pa përfunduara, si dhe duke marrë rrezet e diellit në plazhe të virgjëra. Kam ardhur në Rivierën Shqiptare dhe kam marrë atë që kam kërkuar, ku vetë bregu është ka i pamposhtur”, thuhet në shkrim.
Reportazhi bën një përshkrim të bregdetit në Durrës, Himarë, Sarandë, por edhe të fshatrave turistikë në Borsh e Qeparo.
Për më gjatë lexoni këtu artikullin
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.