Brenda 2022, rimbursim automatik i TVSH – Denaj: Do zerohet stoku brenda qershorit. Procesi delikat, ka pasur abuzime e fiktivitete
Brenda vitit 2022 bizneseve do t’u rimbursohet automatikisht TVSH. Në nje interpelancë me përfaqësues të bizneseve, Ministrja e Financave Anila Denaj dhe Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj u janë përgjigjur shqetësimeve të bizneseve lidhur me vonesat e rimbursimit.
Denaj sqaroi se ka nisur tashmë ngitja e sistemeve që do bëjnë të mundur rimbursimin automatic në terma afatmesëm, duke e konsideruar një process delikat pasi nuk kanë munguar abuzimet apo fiktivitet nga kompani jo serioze. Denaj sqaroi gjithashtu se Qeveria po hedh hapat e nevojshëm, që stoku i TVSH-së së parimbursuar të bizneseve të zerohet brenda verës së këtij viti.
Gjatë vitit 2020 Ministria e Financave ka rimbursuar një vlerë totale të TVSH-së në favor të kompanive prej 21.6 miliardë lekësh, ndërkohë që në vitin e mëparshëm totali i rimbursimit arriti në 23.6 miliardë lekë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.