‘Brexit 50-50’ nëse marrëveshja e May refuzohet, thotë Liam Fox
Ministri britanik i Tregtisë Liam Fox thotë se ai beson se ka një shans 50-50 që Britania e Madhe nuk do të largohet nga BE më 29 mars, nëse deputetët e kundërshtojnë marrëveshjen e Brexit të Theresa May muajin e ardhshëm.
“Ajo që mund të jeni të sigurt është se nëse votojmë për marrëveshjen e kryeministrit atëherë është 100% e sigurtë se do të largohemi më 29 mars. Nëse nuk votojmë për këtë, nuk jam i sigurt se do t’i jepja shumë më tepër se 50-50”, tha Fox, mbështetës kryesor i largimit nga BE pwr Sunday Times.
Marrëveshja e negociuar nga kryeministrja May me BE-në, e cila përcakton kushtet e daljes nga Mbretëria e Bashkuar dhe një deklaratë mbi marrëdhëniet e ardhshme – do të hyjë në fuqi vetëm me mbështetjen e shumicës në Parlament.
Më parë këtë muaj, May nxori një votë të planifikuar mbi marrëveshjen e saj pasi pranonte se parlamenti do ta refuzonte atë. Ligjvënësit vendosën të votojnë mbi marrëveshjen në javën që fillon më 14 janar.
Pritet që Mbretëria e Bashkuar të largohet nga BE më 29 mars.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.