Brexit ka krijuar një ‘gropë’ në buxhetin e BE-së që askush nuk po dëshiron ta mbushë

Tërheqja e planifikuar e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian në vitin e ardhshëm do të lerë një gropë vjetore prej 10 miliard euro në programin e shpenzimeve të bllokut.
Një sondazh i bërë nga Bloomberg i zbulon ndarjen se si do të mbulohet ky boshllëk me të paktën tre kontribues neto, si Suedia, Holanda dhe Austria të cilët thonë se nuk do të paguajnë më shumë.
Ndërsa arrin vetëm 1 për qind të prodhimit ekonomik të BE-së buxheti evropian prej 140 miliardë euro në vit siguron fonde për fermerët, rajonet më të varfëra dhe kërkuesit.
“Unë pres që të jetë një luftë mjaft e madhe”, tha Guntram Wolff drejtori i grupit të ekspertëve në Bruegel.
“Vrima e buxhetit të BE-së është mjaft e konsiderueshme. Ju në të vërtetë keni një sfidë të dyfishtë: duhet të shkurtoni disa shpenzime dhe të rrisni para për fusha të reja prioritare “.
Mungesa e Britanisë në programin e ardhshëm shumëvjeçar të shpenzimeve evropiane është e dukshme, pasi vendi është kontribuesi neto numër 2.
Sipas këtij sondazhi, Gjermania, e cila është më e madhe dhe Italia, e katërta më e madhe, thonë se janë të hapura për rritjen e pagesave të tyre në kuadrin financiar.
Ndërsa Portugalia dhe Estonia, dy përfituesit neto të fondeve, janë të përgatitur për rritjen e kontributeve të tyre, ndërkohë që Franca dhe Belgjika janë ende të pavendosura.
Me transfertat kombëtare që mbushin rreth 80 për qind të arkës së BE-së, rritjet janë politikisht të ndjeshme në vendet anëtare. Udhëheqësit evropianë e zbuluan këtë kur miratuan programin e shpenzimeve të BE 2014-2020, i cili për herë të parë shënoi tkurrjen e buxhetit shumëvjeçar të bllokut.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.