“Brexit me çdo kusht!” Britanikët kërkojnë pezullimin e parlamentit që të kalojë Brexit
Shumica e britanikëve mendojnë se Kryeministri Boris Johnson duhet të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Europian me çdo kusht, edhe nëse kjo kërkon pezullimin e parlamentit, sipas një sondazhi të zhvilluar nga Daily Telegraph.
Johnson ka premtuar Brexit më datë 31 Tetor, qoftë edhe pa marrëveshje tregtare me Brukselin, pavarësisht se shumë persona në parlament e kundërshtojnë këtë gjë. Sipas sondazhit, 54% kërkojnë “Brexit me çdo kusht, përfshirë pezullimin e parlamentit, në mënyrë që të parandalohen deputetët që ta ndalojnë”.
Johnson po përpiqet të arrijë një marrëveshje me BE, por ka nuk ka përjashtuar mundërsinë e pezullimit të parlamentit, në mënyrë që të deputetët të mos kenë mundësi ta bllokojnë daljen pa marrëveshje. Sondazhi tregoi se 46% nuk janë dakord me këtë gjë.
Rezultati u bazua në përgjigjen e 1,645 britanikëve. I njejti sondazh tregoi se mbështetja e partisë Konservatore është rritur me 6% në 31%, krahasuar me 27% që thonin se janë pro partisë Laburiste. Shumica e sondazheve tregojnë se mbështetja për konservatorët është rritur që kur Johnson mori pushtetin nga Theresa May.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.