Brexit në parlamentin britanik, Hunt: Mund të votohet nëse BE qartëson kufirin me Irlandën
Paketa e Kryeministres Theresa May për Brexit mund të kalohet në parlamentin britanik, nëse Bashkimi Europian shpjegon se masa parandaluese e kufirit me Irlandën do të jetë e përkohshme, sipas Ministrit të Jashtëm, Jeremy Hunt.
Kjo masë përbën një politik të sigurimit që është projektuar për të parandaluar kontrollet kufitare mes Irlandës europiane dhe Irlandës së Veriut. Çështja e kufirit me Irlandën është kthyer në barrierën më të madhe të ndarjes së Britanisë me Bashkimin Europian.
Theresa May refuzoi të zhvillojë votimin për paketën e divorcit duke pranuar se parlamenti do ta hidhte poshtë në mënyrë të turpshme. Deputetët pritet të diskutojnë për marrëveshjen përsëri muajin e kaluar dhe votimi do të zhvillohet më datën 14 Janar.
Parlamenti britanik është i ndarë, ndërkohë që mbështetësit dhe kundërshtarët e Brexit nuk janë dakord me marrëveshjen e May, që projekton lidhje të ngushta me Bashkimin Europian.
Britania pritet të dalë nga Europa më 29 Mars 2019 dhe kjo bllokadë ka rritur shanset e daljes pa marrëveshje dhe zhvillimit të një referendumi të dytë.
Jeremy Hunt tha se marrëveshja e Theresa May mund të votohet nga deputetët nëse BE e bën të qartë se masa e kufirit me Irlandën është e limituar në kohë.
Kritikët shqetësohen se kjo masë do të mbajë Britaninë në unionin doganor në mënyrë të përhershme.
“Nëse është e përkohshme, atëherë parlamenti mund të jetë dakord”, tha Hunt. Nëse marrëveshje e May dështon, asnjë nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Disa sugjerojnë një referendum tjetër, ndërsa të tjerë, përfshirë ministrin e jashtëm, favorizojnë një dalje të “manaxhuar” pa marrëveshje.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.