Brexit shkakton një valë emigracioni në Britani – Shqetësime për “ikje të trurit”, 30% janë larguar nga MB
Numri i britanikëve që emigrojnë në vendet evropiane është rritur me 30% që nga referendumi i Brexit në vitin 2016, sipas një studimi të ri, i cili paralajmëroi një “ikje të trurit” të mundshëm në Britani,
Numri i qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar që u vendosën në shtetet e Bashkimit Evropian çdo vit ishte 73,642 ndërmjet 2016 dhe 2018, nga 56.832 midis 2008 dhe 2015.
Shifrat, bazuar në të dhënat e OECD dhe Eurostat, vijnë nga një studim i përbashkët nga Oxford-in-Berlin Partneriteti Kërkimor dhe Qendra e Shkencave Sociale WZB me qendër në Berlin dhe u raportuan për herë të parë nga gazeta The Guardian.
Si pjesë e planeve të Brexit-it, qeveria e Boris Johnson është zotuar të përfundojë të drejtat e lëvizjes së lirë, e cila u jep qytetarëve të BE të drejtën për të jetuar, punuar dhe vendosur në vendet e tjera anëtare pa aplikuar për rezidencë atje. Kjo do të thotë që qytetarët e Britanisë së Madhe nuk do të kenë më të njëjtat liri për të jetuar dhe punuar në BE sikurse kanë tani.
Daniel Tetlow nga Oxford-in-Berlin, bashkëautori i raportit, tha se Brexit ishte “deri tani katalizatori më dominues i vendimeve të migracionit që nga viti 2016”.
Daniel Auer i WZB, bashkëautor, tha: “Këto rritje të numrave janë të një madhësie që pritet, kur një vend goditet nga një krizë e madhe ekonomike dhe politike.”
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.