Brexit: Theresa May shkruan një letër duke i kërkuar britanikëve të mbështesin marrëveshjen
Theresa May i ka shkruar një letër publikut britanik duke u lutur për mbështetjen e tyre për marrëveshjen e saj të Brexit, ndërsa BE përgatitet ta nënshkruajë atë.
Kryeministrja tha se marrëveshja e saj premton një të “ardhme më të ndritur” për Mbretërinë e Bashkuar dhe duke lënë BE vitin e ardhshëm do të jetë “një moment i ripërtëritjes dhe pajtimit për të gjithë vendin tonë”.
Krerët e BE janë në Bruksel ne një samit që të vendosin nëse do të mbështesin marrëveshjen.
Shefi i Këshillit Evropian Donald Tusk ka rekomanduar që të gjitha vendet ta miratojnë atë.
Spanja – e cila kishte kërcënuar të bojkotonte samitin – do të marrë pjesë pas një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit rreth Gjibraltarit, që u zgjidh të shtunën.
Megjithatë, edhe nëse BE pajtohet me marrëveshjen, ajo duhet të miratohet nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, dhe shumë deputetë – përfshirë edhe vetë Partia Konservatore e Znj. May – kanë deklaruar se do të votojnë kundër tij.
Në letrën qytetarëve britanikë, ndër të tjera May, shkruan se marrëveshja është “në interesin tonë kombëtar” dhe punon për të gjitha pjesët e UK.
Largimi nga BE më 29 mars 2019 do të shënojë “një kapitull të ri në jetën tonë kombëtare”, shkruan ajo.
E.Z.SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.