Brexit zhvendos qendrën gjeografike të BE-së – Ja kush do të jetë ajo

Fshati i Gadheim në Gjermani, është një vend i vogël, i qetë, që së shpejti do të mirëpresë një fluks të shtuar të papritur vizitorësh. Me largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian, qendra gjeografike e unionit do të zhvendoset pikërisht në këtë fshat.
Tashmë banorët e zonës po përgatiten për këtë ndryshim në statusin e tyre, me shpresën që mos të largohet apo t’i bashkohet BE-së një shtet tjetër gjatë kohës së negociatave dy-vjeçare të Brexit.
Qendra e BE-së ka lëvizur shpesh gjatë viteve, duke kaluar nga Franca, në Belgjikë e në Gjermani. Ndryshimi i fundit ishte në vitin 2013, kur Kroacia hyri në union. Qendra, që nga ajo kohë është fshati bavarez i Ëesterngrund.
Banorët e këtij fshati kandë ngritur edhe një pak të vogël me flamujt e vendeve të Bashkimit Europian, si dhe kanë sjellë dhe’ nga çdo vend anëtar.
Banorët e qendrave të Europës janë gjithmonë të lumtur e krenarë, që një monument ngrihet pikërisht në një zonë apo fushë që më përpara nuk kishte asnjë kuptim të veçantë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.