Britania do të zgjerojë dozat nxitëse – Përfshihen personat mbi 40-vjeç për t’i mbrojtur gjatë Dimrit
Vaksinimi me doza të treta nxitëse të Covid-19 në Britani, pritet të zgjatet tek njerëzit në moshë 40-49 vjeç, në përpjekje për të nxitur imunitetin tek popullsia përpara muajve të ftohtë të Dimrit. Aktualisht, të gjithë njerëzit sipër 50-vjeç, ata që janë me sistem imunitar të dobët dhe punonjësit e shëndetsisë, janë të përshtatshëm për dozat e terta, dhe komisioni i Vaksiminit dhe Imunizimit, ka thënë se ky grup do zgjerohet mëtej.
Këshilla vjen ndërkohë që Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani, publikoi të dhëna nga një studim në terren, që zbuloi se dozat nxitëse ofronin mbi 90% mbrojtjte kundër Covid-19 simptomatik për personat në moshë 50-vjeç e sipër. “Dozat nxitëse tek të moshuarit e cënuar dhe dozat e dyta të vaksinave tek 16-17 vjeçarët, janë mënyra të rëndësishme për të rritur mbrojtjen kundër Covid-19 dhe sëmundjes së ashpër”- tha Wei Shen, shefi i komisionittë vaksinimit në Britani. Mbretëria e Bashkuar ka përdorur kryesisht vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Moderna në fushatën e dozave nxitëse, tek njerëzit të paktën 6 muaj pas dozës së dytë.
Studimi në terren zbuloi se mbrojtjta kundër sëmundjes simptomatike pas dozës nxtiëse ishte 93.1% për njerëzit që kishin marrë fillimisht vaksinën e AstraZeneca dhe në 94% për ata që kishin marrë vaksinën e Pfizer. Komisioni shtoi se mbrojtja për sëmundjen e ashpër pritet të jetë më e lartë. Kryeministri Boris Johnson po synon të zgjerojë vaksinimin me doza nxitëse për fëmijët, në mënyrë që të zbusë presionet në spitale gjatë Dimrit, pa u detyruar të rivendosë masa të karantinës.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.