Britania e Madhe taksa doganore nëse nuk ka marrëveshje me BE

Britania e Madhe po përgatit një taksë doganore të shitjes dhe të regjimit të akcizës që mund të veprojë në rast se nuk arrihet asnjë marrëveshje me Bashkimin Evropian për marrëdhëniet tregtare të ardhshme.
Ky njoftim ka ardhur nga qeveria nëpërmjet një dokumenti mbi planet për doganat dhe tregtinë. Sipas dokumentit Britania duhet të jetë e kujdesshme të përgatitet për çdo rezultat të mundshëm dhe të vendosë planet e saj në një pjesë të re të legjislacionit.
“Dokumenti mbulon dispozitat për zbatimin e doganave, TVSH dhe regjimet e akcizës në rast të mosarritjes së një marrëveshje konkrete me BE. Po ashtu, në të përcaktohen edhe hapat që qeveria do të ndërmarrë për të minimizuar përçarjet për bizneset dhe udhëtarët,” – tha qeveria.
Kjo gjithashtu i mundëson Britanisë së Madhe të përgatitet për një sërë rezultatesh të negociuara duke përfshirë një periudhë zbatimi.
G. D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.