Britania hapet plotësisht! Heq masat shtrënguese pavarësisht variantit ‘Delta’
Boris Johnson ka formalizuar vendimin e tij që me 19 korrik të kalohet në fazën përfundimtare të daljes së Britanisë nga masat shtrënguese anti-Covid. Vendimi parashikon hapjen e lokaleve të natës, heqjen e kufizimeve për grumbullimet masive dhe në fund edhe heqjen e detyrimit për të mbajtur maskë në ambient të mbyllura. Kryeministri britanik ka përjashtuar mundësinë që masat shtrenguese të vijojnë të qendrojnë në fuqi, pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve si rrjedhojë e variantit Delta.
Johnson ka shpalosur objektivin që të garantohen dy doza vaksine anti-Covid për 2/3 e të gjithë popullatës së rritur që banon në Mbretërinë e Bashkuar brenda 19 korrikut.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.