“Britania i afrohet fundit të pandemisë” – Ferguson: Vaksinimi ka ulur bindshëm rrezikun e vdekjes dhe shtrimit në spital
Fundi pandemisë së Covid në Britani mund të vijë pas pak muajve, ndërkohë që vaksinat kanë ulur bindshëm rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjeve, sipa epidemiologut të kolegjit imperial, Neil Ferguson. Kryeministri Boris Johnson po shpreson të rikthejë në kapacitet të plotë një nga ekonomitë më të mëdha të Europës, për shkak të normës së lartë të vaksinimit, një vendim që nis një kapitull të ri në reagimin botëror ndaj pandemisë.
Numri i rasteve ditore në vend ka rënë çdo ditë në javën e fundit, pavarësisht se Johnson ka theksuar se pandemia ska mbaruar ende. “Nuk kemi dalë plotësisht nga virusi, por ekuacioni ka ndryshuar rrënjësisht”- tha Ferguson, duke shtuar se efekti i vaksinave ka ulur ndjeshëm rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjeve. Sipas tij, në fund të Shtatorit, apo Tetorit, pjesa më e madhe e pandemisë do ketë marrë fund.
Të dhënat e Covid në Britani tregojnë se rritja e infeksioneve në nisje të korrikut nuk ka sjellë një rritje po aq të madhe të vdekjeve. Bopris Johnson vendosi të heqë kufizimet e pandemisë në Angli në datën 19 Korrik, për të nxitur ekonominë e dëmtuar nga karantina. Nëse rezultati është pozitiv, shembulli i britanisë mund të ofrojë një rrugë dalje nga pandemia, pavarësisht se vendimi i Johnson mund të sfidohet nga shfaqja e varianteve të reja rezistues ndaj vaksinave.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.