Britania ‘jashtë’ BE-së – Juncker: Nëse dikush largohet nga Unioni, nuk merr më vendime

“Nëse dikush largohet nga Unioni, nuk merr më vendime.” Deklarara ka ardhur nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjatë fjalimit vjetor të Unionit të mbajtur para Parlamentit Europian në Strasburg.
Ndërsa tha se blloku respekton vendimin e Britanisë për të lënë BE-në, shtoi se ajo nuk mund të ketë të drejta të barabarta me një vend të BE-së pas marrëveshjes Brexit.
“Në mars 2019 Britania nuk do të jetë me një vend me ne. Ne duam bashkim në union, duhet të ketë një treg të lirë mes vendeve të BE dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha Juncker.
Ndërkohë, duke u ndalur më tej te sfidat me të cilat do të përballet Bashkimi Europian në 12 muajt e ardhshëm, Juncker vuri theksin tek forcimi i euros, që sipas tij duhet ndërmarrë masa të menjëhershme për këtë.
“Euro ka qenë e suksesshme dhe e dyta pas dollarit në arenën ndërkombëtare. Euro duhet të jetë një instrument aktiv dhe duhet ta vendosim në detyrat e shtëpisë për të forcuar ekonominë dhe euron. Duhen marrë masa të menjëhershme për të bërë një gjë të tillë”, shtoi Juncker.
Po ashtu, sipas tij në muajt në vijim do t’i jepet më shumë përparësi një sërë sektorësh, si në arsim, në sektorin e mbrojtjes, etj.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.