Britania, shembull nga “Alibaba” – Strategjia Brexit, Theresa May po studion edhe “Amazon”

Forumi ekonomik i Davos në Zvicër duket se ka shërbyer si burim frymëzimi për kryeministren britanike, Theresa May. Kjo e fundit u takua gjatë punimeve të forumit me themeluesin e Alibaba, Jack Ma, dhe duket se që prej atëherë ka lindur një miqësie re, bazuar kryesisht në respektin e kryeministres ndaj miliarderit.
Theresa May është e impresionuar nga shembulli i tij dhe Alibaba për mënyrën sesi trajtojnë rregullat e tregtisë ndërkombëtare për të çuar përpara biznesin e tyre, deklarojnë burime pranë qeverisë britanike.
May mendon se ky shembull dhe ai i Amazon duhet të ndiqen nga Britania për të përfituar sa më shumë nga Brexit, e pse jo për të nxjerrë fitime nga ndarja me Bashkimin Europian.
Qeveria britanike po i studion të dyja kompanitë, për të arritur të gjejë një strategji të vetën për Brexit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.