Britania, s’ia del dot me shpenzimet – Hammond po përgatitet të japë dorëheqjen prej premtimeve të May
Ministri britanik i Financave, Philip Hammond, po përgatitet të japë dorëheqjen prej planit të shpenzimeve të Theresa May, sipas burimeve të agjencisë britanike “Press Association”. Burimet e Qeverisë bënë të ditur se tensionet mes Thesarit dhe zyrës së Kryeministres, kanë arritur kulmin prej planit të shpenzimeve të Theresa May.
Premtimi i May për të shpenzuar mbi 9 miliardë pound çdo vit për edukim, përfshirë ndërtimin e shkollave të reja dhe rritja e pagave të mësuesve, ka shtuar tensionet. Ministri Hammond e kundërshton planin dhe është i përgatitur për të dhënë dorëheqjen, çka do të ishte një lëvizje e jashtëzakonshme vetëm pak javë përpara se Theresa May të japë dorëheqjen.
Qeveria britanike po i kërkon Philip Hammond që të financojë këto shpenzime nga arka prej 26.6 miliardë dollarë që ai ka caktuar për skenarin e Brexit pa marrëveshje. Theresa May dha dorëheqjen si lidere e Partisë Konservatore më 7 Qershor, por tha se do të qëndrojë Kryeministre deri sa gara e lidershipit të përfundojë. Boris Johnson, ish kryebashkiaku i Londrës dhe ministër i Jashtëm, ndodhet në krye të garës për t’u bërë lideri i partisë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.