Britania, ujdi me “J&J” dhe “Novavax” – E çon totalin e dozave në 360 milionë, në një popullsi prej 60 milionë
Britania do të blejë vaksina të Covid-19 nga gjigantët farmaceutik në Shtetet e Bashkuara, “Johnson & Johnson” dhe “Novavax”, sipas një deklarate të kompanive, ç’ka grumbullon 6 marrëveshje në total nga qeveria britanike, ndërkohë që gara për injeksionin merr vrull. “Johnson & Johnson”, deklaroi se njësia “Janssen Pharmaceutica”, do të furnizojë Mbretërinë e Bashkuar me kandidatin e njohur si Ad26.COV2.S me një shitje fillestare prej 30 milionë dozash për përdorim emergjencë. Marrëveshja e blerjes në avancë, do të ofrojë gjithashtu mundësinë për një blerje shtesë prej deri në 22 milionë dozash.
Në një deklaratë tjetër, “Novavax” deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do të blejë 60 milionë doza të kandidatit të vaksinës për koronavirus, NVX-CoV2373, për një provë klinike të fazës së tretë. Me 6 marrëveshje në total deri më tani, Britania dhe Shtetet e Bashkuara po kryesojnë në garën botërore për vaksinat.
Marrëveshja e fundit e çon numrin total të dozave të siguruara nga Mbretëria e Bashkuar në 362 milionë, për një popullsi prej 66 milionë banorësh. “Johnson & Johnson” ka rënë gjithashtu dakord të bashkëpunojë me qeverinë britanike për një provë botërore të fazës së 3, për të studiuar regjimin me 2 doza të kandidatit të vetë.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.