Britanikët votojnë për fatin e Brexit – Johnson do zhvillojë “divorcin”. Corbyn premton referendum tjetër
Britanikët i janë drejtuar kutive të votimit ditën e Enjte, për të zgjedhur Brexit nën Kryeministrin Boris Johnson, apo një referendum tjetër që mund të kthejë mbrapsht daljen nga Bashkimi Europian. Johnson, pasi dështoi të kalojë Brexit brenda afatit të 31 Tetorit, bëri thirrje për zgjedhje që të zhbënte paralizën politike që ka ndaluar divorcin e Britanisë dhe ulur besimin tek ekonomia.
Boris Johnson ka qenë ikona e brexit në referendumin e 2016-ës dhe ka përdorur sloganin “Të përfundojmë Brexit” këtë javë, duke premtuar më shumë shpenzime në shëndetësi, edukim dhe polici. Kundërshtari kryesor, Jeremy Corbyn, premtoi shpenzime më të mëdha publike, taksa për të pasurit dhe një referendum tjetër për Brexit.
Të gjithë sondazhet kryesore kanë bërë të ditur se Johnson do të fitojë. Megjithatë, sondazhet e parashikuan gabim referendumin e vitit 2016. Shtatë sondazhe të publikuara ditën e mërkurë treguan se Konservatorët kanë avantazh ndaj Laburistëve me një mesatare prej 10 pikë.
“Mund të kemi një qeveri me shumicë që do t’i japë fund Brexit dhe nxjerrë potencialin e vërtetë të Britanisë”- i tha Johnson votuesve. Jeremy Corbyn i laburistëve ka thënë se konservatorët janë partia e miliarderëve, ndërsa laburistët përfaqësojnë shumicën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.