“British” drejt kolapsit – 800 mln euro humbje, skenar si “Alitalia
Telashet për British Airways nuk kanë përfunduar aspak, përkundrazi. Ndoshta ky mund të jetë edhe fillimi i fundit të gjigandit britanik.
Mediat ishullore bëjnë me dije se, kompania ka dy javë në dispozicion për të rifituar besimin e humbur të 75 mijë pasagjerëve që në tre ditë u përballën me probleme të shumta në fluturimet e tyre.
Dëmshpërblimet e kompanisë ndërkohë mund ti kushtojnë plot 180 milionë euro. Tre ditët e kaosit, me qindra fluturime të anuluara dhe me dy aeroportet kryesore në vend të paralizuar, i kanë shkaktuar një dëm të paimagjinueshëm.
Vetëm në bursë, kompania e preferuar e Europës, humbi 25% të vlerës, çka përkthehet në plot 500 milionë sterlina të “avulluara”.
Gjasat tregojnë se, British Airways mund të pësojë edhe fundin e Alitalias. Mediat britanike shkruajnë se, klientët mund të padisin në gjyq kompaninë, nëpërmjet një padie kolektive.
Britsh Airways ka dy javë kohë për të rifutur reputacionin, në të kundërt, çdo gjë është e mundur. Koka e parë që mund të sakrifikohet mund të jetë ajo e administratorit të deleguar, Alex Cruz, i cili deri më tani ka refuzuar dorëheqjen.
Fillimisht u përfol se defekti në sistemin IT që prodhoi edhe kaosin ishte produkt i shkurtimeve në bilanc, dhe shpërnguljes së departamentit informatik në Indi, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.