Brukseli ka në plan të mbjellë një pemë për çdo fëmijë të lindur brenda qytetit
Një plan klimatik nga qyteti i Brukselit ka premtuar të mbjellë një pemë për çdo fëmijë të lindur brenda kryeqytetit belg.
Qyteti thotë se do të mbjellë rreth 2000 pemë çdo vit.
Projekti është projektuar për të zbutur efektin e emetimeve të CO2, për të ndihmuar në ripyllëzimin dhe për të rritur biodiversitetin.
Zyrtarët thanë për Euronews se pemët do të mbilleshin në Senegal.
Qyteti po përpiqet gjithashtu të reduktojë emetimet e gazrave serrë, të rrisë përdorimin e burimeve të ripërtëritshme dhe të përmirësojë efikasitetin e energjisë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.