Brukseli optimist: Pasaportat e vaksinave do të jenë funksionale në të gjithë Europën para korrikut
Brukseli dëshiron që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë BE deri në fund të Qershorit.
Skemat pilot do të fillojnë në fillim të atij muaji, me qëllim që të gjithë sistemi të funksionojë deri në 21 qershor, u shpreh Didier Reynders, komisioneri Europian për Drejtësinë.
Komisioni Europian ka dashur që të ashtuquajturat Certifikata të Gjelbërta Dixhitale të jenë plotësisht funksionale deri në fund të majit, me disa shtete anëtare më të varura nga turizmi, si Greqia dhe Spanja, duke bërë presion për një fillim edhe më të hershëm.
Por tani për tani, ky synim është hequr.
Reynders gjithashtu theksoi se Digital Green Certificate nuk është vetëm një pasaportë e thjeshtë vaksinimi.
Por eurodeputeti holandez Tineke Strik është shprehur se pasaportat kombëtare të vaksinave të vendeve të BE duhet të lejohen në të gjithë BE për të shmangur çdo diskriminim.
Disa eurodeputetë në takim argumentuan se gjithçka duhet të bëhet për t’i bërë testet falas ose sa më lirë dhe që kjo të rregullohet në nivelin e BE-së. (EN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.