Brukseli shtyn vendet e BE për përdorimin e AstraZeneca – “Përfitimet janë të rëndësishme”

Brukseli ka inkurajuar vendet anëtare të BE-së të veprojnë sipas një mendimi të ri të Agjencisë Evropiane të Barnave se përfitimet e vaksinës Oxford / AstraZeneca Covid tejkalojnë rreziqet e mpiksjes së gjakut në të gjitha grupmoshat e të rriturve.
Komisioneri Evropian për shëndetin, Stella Kyriakides, theksoi rëndësinë e vaksinës si pjesë e strategjisë së BE-së, megjithë debatin e disa muajve pas përfundimeve të fundit nga EMA.
Në lidhje me vendet anëtare që kanë rifilluar përdorimin e vaksinës në ditët e fundit pas zbulimit të mpiksjes së gjakut si një efekt anësor shumë i rrallë, Kyriakides tha se ajo mirëpriti faktin që ata kishin reflektuar mbi provat e fundit.
Ajo ka lobuar në kryeqytetet që të ndermerret një pozicion i koordinuar mbi përdorimin e vaksinës për të rindërtuar besimin e publikut. Javën e kaluar, megjithatë, Danimarka u bë shteti i parë anëtar i BE që braktisi vaksinën.
“Është e qartë, përfitimet e përgjithshme të vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19 tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore shumë të rralla dhe të pazakonta,” tha Kyriakides në një deklaratë. “Vaksina AstraZeneca është një pjesë e rëndësishme e portofolit tonë të vaksinave. Është një vaksinë efektive që mbron nga sëmundjet e rënda dhe vdekja, në BE dhe globalisht.
D.B – SCAN
Burimi: Euronews
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.