BSH mbetet në “ngërç” – Brace: Kuvendi nuk ka propozuar asnjë emër, apel deputetëve
Vijon ngërçi për kompletimin e numrit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë duke e lënë këtë institucion në pamundësi për të marrë vendime. Ndërsa Këshilli i Ministrave ka propozuar ditën e shtunë tre kandidaturat e tij, nga Kuvendi ende nuk ka asnjë emër.
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe u kërkon deputetëve që të marrin përgjegjësi dhe të bëjnë detyrën që u takon.
Emrat që qeveria i ka dërguar parlamentit për votim janë; Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi. Ndërsa priten edhe emrat e Kuvendit, të cilët më tej do të kalojnë në seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë.
Në datë 21 nëntor dështoi për të dytën herë brenda 14 ditësh mbledhja normale e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi ka vetëm 3 anëtarë, ndërsa 6 të tjerëve u ka mbaruar mandati.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.