BSH, plan rezervë nëse ekonomia mbyllet – Minxhozi: Kujdes me PPP-të, borxhin dhe investimet publike
Banka e Shqipërisë ka një plan rezervë ndërhyrjeje në rast se ekonomia e vendit do të mbyllet sërish për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë COVID-19.
“Pandemia solli te papritura ne ekonomi. Deri tani kemi ulur normën e interesit në minimumin historik qe e ka ndihmuar sistemin bankar të ketë likuiditet të bollshëm, dhe kjo është vërejtur në rritjen e nivelit të kreditimit. Kemi planet tona te ndërhyrjes dhe me instrumenta jokonvencionale në rast të një lockdown të ri, do bëjmë hapa që mos destabilizojnë sistemin bankar, por nga ana tjetër të ndihmojë ekonominë”, tha Minxhozi.
Zv.Guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi, u dha përgjigje pyetjeve të deputetëve të Komisonit të Ekonomisë dhe Financave, në lidhje edhe me projektbuxhetin 2021. “45:00 Buxheti ka shpenzime te arsyeshme. Presim qe cikli i rënies se ekonomisë të stopohet me 2020-ne, nëse s’do kemi përkeqësim dhe rikuperimi të fillojë rreth 2021-shit. PPP dhe financimet janë brenda klauzolave të ligjit organik të buxhetit të shtetit, por duhet të shikohen secili për të parë shkallën e ndikimit në rritjen ekonomike dhe borxhin publik,” u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka paraqitur tre sugjerime kundrejt qeverisë shqiptare, lidhur me trajtimin e kontratave të Partneritetit Publik Privat, borxhin publik si dhe nivelin e investimeve. Në opinionin e Bankës së Shqipërisë, borxhi publik vijon të jetë i lartë, pavarësisht objektivit në rënie që ka vendosur qeveria shqiptare.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.