Buffet me ofertë të “çmendur”. Kraft Heinz ofron $143 mld për “Unilever”, refuzohet

Kompania amerikane e ushqimeve, Kraft Heinz i ka bërë një ofertë të paprecedentë rivalëve të Unilever. Këta të fundit, që gjerësisht njihen për prodhimin e Lipton Ice Tea dhe sapunit Dove, nuk janë menduar dy herë dhe kanë refuzuar menjëherë ofertën prej 143 miliardë dollarësh. Në rast se marrëveshja do të ishte arritur, atëherë në treg do të ishte krijuar një gjigand absolut, sa i përket mallrave të konsumit.
Kjo do të ishte gjithashtu blerja e tretë më e madhe në histori, si dhe më e madhja në absolut e një kompanie britanike. Për 143 miliardë dollarë, Kraft do të krijonte një kompani që prodhon produkte nga pasta e dhëmbëve e deri të akulloret, e që për më tepër kontrollon një pjesë të madhe të tregut amerikan, europian dhe aziatik.
Gjigandi amerikan, Kraft, kontrollohet nga Warren Buffet, i njohur ndryshe si orakulli i Omahas, dhe që është pjesë e listës së 5 njerëzve më të pasur të botës. Nën rregullatorët britanikë, Kraft ka kohë deri më 17 mars për të bërë një ofertë përfundimtare ndaj Uniliver.
Lajmi bëri që aksionet e Uniliver të ngjiteshin me 15%. Gjithsesi, drejtues të kompanisë britanike e kanë mbajtur derën të hapur, duke deklaruar se një ofertë më e mirë, nuk do të mund të refuzohej.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.