Buffett dhuron 2.9 miliard dollarë të tjera – Gjithsej ka dhuruar 37 miliard dollarë, si pjesë e planit të tij filantropik

Warren Buffett dhuroi rreth 2.9 miliardë dollarë në aksione të Klasit B për bamirësi këtë javë, tha konglomerati i tij të mërkurën.
Investitori i njohur dhe CEO i Berkshire i dha afro 16 milion aksione pesë grupeve filantropike që kanë fokus të ndryshme, duke filluar nga siguria shëndetësore e deri tek eliminimi i urisë në botë.
Kontributet e fundit të Buffett përfaqësojnë këstin e 15-të të planit të tij vjetor të bamirësisë, të cilin ai e filloi në qershor 2006. Tani ai ka dhuruar më shumë se 37 miliard dollarë në aksione të Klasit B përgjatë 14 vjetëve.
Buffett konverton aksionet e tij të Klasit A, të cilat tregtojnë me rreth 272,000 dollarë secila, në aksione të Klasit B për të bërë filantropi. Si rezultat, stoku i tij i aksioneve të Klasit A ka rënë me rreth 48% që nga viti 2006, nga 475,000 në 249,000 aksione.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.