“Bujaria” e Zuckerberg: 100.000 dollarë për SME-të, bonus 1.000 dollarë për çdo punonjës
Facebook do të paguajë çdo punonjës të vetin me 1.000 dollarë ekstra, si bonus për mundin dhe përpjekjen për të punuar nga shtëpia, për shkak të coronavirusit. Njoftimi u bë nga Mark Zuckerberg, nëpërmjet një shënimi të brendshëm për punonjësit.
Facebook punëson afro 45.000 punonjës me kohë të plotë, por po ashtu edhe mijëra të tjerë me kohë të pjesshme. Në fakt, Facebook nuk është e vetmja kompani e cila do të japë bonuse cash për punonjësit e vet. “Workday”, një tjetër kompani e teknologjisë tha se do të japë bonuse cash për punonjësit e vet, për dy javët e fundit.
Po ashtu, Facebook nuk ka menduar vetëm për veten! Kompania njoftoi gjithashtu një program 100 milionë dollarë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme të impaktuara nga COVID – 19. Programi do të përfshijë deri në 30.000 SME, me grante, apo fonde reklamimesh, për t’ju dhënë një dorë në këtë kohë sfiduese.
Coronavirusi ka pasur një impakt të madh në kompani, aksionet e të cilave kanë rënë me më shumë se 28%, për shkak të pasigurive që COVID-19 ka sjellë për tregjet.
Burimi: CNBC
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.