Bullgarët bëjnë Pazar në Turqinë fqinje – Rënia e lirës bën që bullgarët të kalojnë kufirin për veshje dhe ushqim

Një numër i madh i turistëve dhe konsumatorëve bullgarë po shkojnë në Edirne, një qytet në kufirin perëndimor të Turqisë me Bullgarinë, për të blerë mallra me zbritje të madhe, ndërkohë që vlera e lirës turke ka rënë ndjeshëm ndaj valutave të huaja. Bullgarët po kalojnë kufirin për të shkuar në pazare dhe qendra tregtare, që të blejnë një larmi të ushqimeve dhe mallrave turkë, përfshirë ullinj, djath, embëlsira, veshje, këpucë dhe madje edhe materiale ndërtimi. “Duam të kapim qendrën më të mirë të stokut. Duhet blerë herët këtu, pasi shumë bullgarë po vijnë për Pazar.
Unë po kërkoj për xhaketa, këpucë sporti dhe ushqim, dhe është shumë më lirë se në Bullgari”- tha Durmis, një turist nga Bullgaria. Një muaj më parë, një lev bullgar këmbehej për 5.7 lira turke. Tashmë, valuta është ekuivalente me 8 Lira, ç’ka tregon se Leva është rritur me rreth 40% me Lirën. Thuajse 90% e klientëve janë bullgarë, sipas pronarëve të stendave. Në kontrast me entuziasmin për Pazar nga Bullgarët, fuqia blerëse e turqve ka rënë. “Në të shkuarën, turqit mund të blenin një kilogram ushqim, krahasuar me gjysëm kilogram tashmë.
Fuqia blerës po bie”- tha Kenan, pronari i një prej stendave. Edirne, një qytet kufijëtar me popullsi prej betëm 200,000, ka marrë vizita prej mbi 1 milion turistë bullgarë këtë vit, sipas të dhënave doganore. Sipas autoriteteve, pas zhvlerësimit të Lirës, ka pasur 244,000 bullgarë në Edirne gjatë Tetorit dhe pritet që numri të jetë 300,000 për Nëntorin.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.