Bullgaria në krizë – Eksportuesit nga Ballkani pezullojnë investimet
Rritja e retorikës populiste, sanksionet e Rusisë si dhe pasiguritë e krijuara përpara zgjedhjeve të muajit të ardhshëm, po dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit.
Kreu i konfederatës së punëtorëve dhe industrialistëve në vend deklaroi se vendet ballkanike eksportuese tashmë po mendohen dy herë për të kryer investime në vend.
Që prej kohës kur parlamenti bullgar u shpërbë më datën 26 Janar, vendimarrja në sektorin privat është paralizuar.
“Industrialistët bullgarë janë të shqetësuar për shkak të valës së populizimit”– thuhet në deklaratën e konfederatës.
Më 26 Mars do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, të tretat në 5 vitet e fundit. Pesimizmi është kryefjala e sipërmarrjes, pasi këto zgjedhje nuk pritet të prodhojnë zgjidhje. Kjo situatë vjen në një kohë që ekonomia e vendit raporton shifra pozitive.
Biznesmenët vendas dhe të huaj janë të pasigurtë për të ardhmen, pasi asnjë prej partive kryesore nuk projektohet të marrë mazhorancën, duke e zhytur vendin më tej në krizë.
Nga ana tjetër, sanksionet e Kremlinit vijojnë të dëmtojnë kompanitë bullgare. Pa një qeveri, nuk mund të ketë as marrëveshje mes dy shteteve.
Roel Korkuti/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.