Bullgaria ‘tenton’ të adapotojë euron – BQE do të vlerësojë gjashtë bankat e vendit
Banka Qendrore Evropiane (BQE) do të kryejë një vlerësim gjithëpërfshirës të gjashtë bankave bullgare si pjesë e ofertës së vendit ballkanik për t’u bashkuar me unionin bankar të Bashkimit Evropian, tha një ditë më parë banka qendrore e Bullgarisë.
Në muajin Korrik Bullgaria, e cila u bashkua me BE në vitin 2007, aplikoi për t’u bashkuar me bashkimin bankar, një hap drejt qëllimit të shtetit të Detit të Zi për të hyrë në “dhomën e pritjes” për anëtarësimin në zonën e euros.
Banka Qendrore Evropiane, megjithatë, ka kundërshtuar dhënien e statusit së Bullgarisë për anëtarësimin në euro, duke thënë se bankat e saj kërkojnë mbikëqyrje më të ashpër. “Vlerësimi gjithëpërfshirës kërkohet si pjesë e procesit të krijimit të bashkëpunimit të ngushtë midis BQE-së dhe autoritetit kombëtar kompetent të një Shteti Anëtar të BE, monedha e të cilit nuk është euro,” thoshte BQE në një deklaratë.
Vlerësimi i tre bankave më të mëdha për sa i përket aseteve, UniCredit Bulbank, DSK Bank, i kontrolluar nga OTP i Hungarisë dhe Banka e Bashkuar e Bullgarisë, si dhe nga tre bankat më të mëdha në pronësi vendase, Central Cooperative Bank dhe Investbank do të fillojnë në nëntor 2018 dhe rezultatet priten në korrik 2019.
Banka Qendrore Evropiane tha se vlerësimi do të bazohet në metodologjitë e zbatuara nga mbikëqyrja e saj bankare në vlerësimet e rregullta të bankave. Bullgaria kishte shpresuar të bashkohej me ERM-2 shumë më herët, por nën presionin e kolegëve të Bashkimit Evropian pranoi një sërë angazhimesh të gjera që mund të zgjasin afatin e pritjes. Këto përfshijnë forcimin e sektorit bankar dhe sistemet e saj kundër pastrimit të parave.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.