“Bum” fluturimesh, AAC: Shtohen 2 destinacione të reja, në shqyrtim 4 të tjera. Ja cilat do të jenë ato

Viti 2018, ashtu siç e quan Autoriteti i Aviacionit Civili, duket se do të jetë një vit i jashtëzakonshëm për tregun e fluturimeve.
Pas mbylljes së 2017-ës me 2.6 milionë pasagjerë në 24,336 fluturime, tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të eksplorojnë destinacione të reja.
Autoriteti njofton se janë miratuar lejet për fillimin e fluturimeve të rregullta me këto destinacione të reja
- Tiranë-Tel Aviv (Izrael), duke filluar nga 13 Prilli 2018
- Tiranë-Londër Stansted (Angli), duke filluar nga Prill 2018 fluturim low cost
Gjithashtu, gjatë vitit 2018 pritet të nisin edhe 4 destinacione shtesë me fluturime charter, për të cilat AAC po shqyrton kërkesat konkrete.
- Tiranë-Helsinki (Finlandë)
- Tiranë-Kopenhagen (Danimarkë)
- Tiranë-Bukuresh (Rumani)
- Tiranë- Moskë(Rusi)
Linjat e mësipërme pritet të marrin së shpejti dritën jeshile për të nisur fluturimet në kohë për sezonin veror. Kjo do të ndihmojë si turizmin hyrës, por gjithashtu do t’i lejojë shqiptarët të udhëtojnë më lirë drejt destinacioneve të ndryshme.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.