Burg për falsifikimin e ushqimeve – AKU propozon ndryshime në Kodin Penal
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka propozuar ndryshime në kodin penal sa i përket sigurinë ushqimore.
Konkretisht kërkohet që falsifikimi dhe mashtrimi ushqimor nga ana e operatorëve të dënohet me burg dhe jo vetëm me masa administrative, duke qenë se ndëshkimet ekzistuese nuk kanë qenë shumë efektive për të parandaluar këtë fenomen.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka hartuar një draft të kopsitur dhe kanë marrë parimisht konfirmimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme për ti hapur dritën jeshile ndryshimeve ligjore, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët.
Së fundmi, AKU iu ka drejtuar letër të gjithë organizatave përfaqësuese të subjekteve “Operator i Biznesit Ushqimor”, gjithsej 5029 subjekteve duke kërkuar të vendoset një bashkëpunim real e të pandërprerë me një qëllim të vetëm, siguria ushqimore në vend.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.