Burgjet e mbipopulluara në Itali – Propozimi: “Të huajt ta vuajnë dënimin në vendet e tyre”

Një zënkë mes të burgosurve italianë dhe atyre të huaj brenda burgut të Larinos në Molise, ka sjellë reagimin e shefit të departamentit të Administrimit të Dënimit, Santi Consolo.
Sipas tij mbipopullimi i burgjeve italiane vjen si rrjedhojë e pranisë së të burgosurve të huaj, të cilët mund ta vuajnë dënimin e tyre në vendet e origjinës.
Sipas tij është e papranueshme mungesa e bashkëpunimit nga vende si Shqipëria dhe Rumania, për sa i përket rimarrjes së të burgosurve shtetas të tyre.
Consolo shprehet se nuk mund të ketë alibi përballë një emergjence ndërkombëtare.
“Jemi të vendosur që t’i bëjmë këto shtete të mbajnë përgjegjësi për qytetarët e tyre që vuajnë dënimin në Itali. Kam qenë në Algjeri, dhe nëse do të kem mundësi do të shkoj edhe në Tunizi dhe Marok për të folur drejtpërsëdrejti me autoritetet përgjegjëse. Por ndihma duhet të vijë nga të gjithë ministritë e prekura”, thotë Consolo.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.