Burimet e rinovueshme, brenda objektivave – Nëse vazhdon, ky ritëm pritet të frenojë ngrohjen globale në 1.5 gradë

Energjia diellore dhe e erës mund të jetë e mjaftueshme për të kufizuar ngrohjen globale me 1.5 C(gradë Celsius), nëse norma mesatare 10-vjeçare e rritjes prej 30% ruhet deri në vitin 2030, sipas organizatës mjedisore, Ember.
Prodhimi nga energjia e diellit u rrit globalisht, me 23% në vitin 2021, ndërsa energjia më erë u rrit me 14% për të njëjtën periudhë.
Të dy burimet e rinovueshme përbënin 10.3% të prodhimit të përgjithshëm global të energjisë elektrike, në rritje me 1% nga viti 2020, sipas Ember.
Holanda, Australia dhe Vietnami kanë rritur me ritme të shpejta përmasën e burimeve të rinovueshme, duke zëvendësuar rreth 10% të kërkesës për energji elektrike nga djegia e lëndëve fosile tek burimet e pastra në dy vitet e fundit.
Nëse kjo tendencë është e qëndrueshme, sektori i energjisë do të jetë në rrugën e duhur për të arritur objektivin e ruajtjes së temperaturave në 1.5 gradë celsius, raportoi Ember.
Udhëheqësi global i Ember, Dave Jones deklaroi se çështjet kryesore që ngadalësojnë aktualisht normën e rritjes janë kufizimet në terren dhe nëse qeveritë duan të shtojnë rritjen ato duhet të zgjidhin problemet që e ngadalësojnë procesin.
Në raport theksohej gjithashtu se, pavarësisht rritjes së burimeve të rinovueshme, prodhimi i energjisë me qymyr shënoi rritjen më të shpejtë, deri ne 9% në vitin 2021 në 10 000 (dhjetë mijë teravat në orë), ose 59% të kërkesës totale, që prej vitit 1985.
Kina regjistroi rritjen më të madhe të kërkesës, me 13% në 2021 krahasuar me nivelet para pandemisë, sipas të dhënave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.