Burimi më i vlefshëm në botë nuk është më nafta, por të dhënat

Një produkt i ri që po prodhon një industi fitimprurëse si dhe një rritje të shpejtë, duke bërë që rregullatorët antitrust të ndërhyjnë për të ndaluar ata që kontrollojnë rrjedhën e saj, janë gjigandët e epokës digjitale si Amazon, Apple, Facebook dhe Microsoft.
Një shekull më parë kjo industri ishte nafta, por tashmë janë këto kompani të cilat duken të pandalshme.
Ato janë të listuara si pesë firmat më të vlefshme në botë dhe fitimet e tyre po shpërthejnë. Bashkërisht ato kanë grumbulluar mbi 25 miliardë dollar fitim neto në tremujorin e parë të vitit 2017.
Amazon qarkullon gjysmën e të gjitha dollarëve të harxhuara online në Amerikë, ndërkohë që Google dhe Facebook numëronin pothuajse të gjithë rritjen e të ardhurat vjetore të reklamave digjitale në Amerikë për vitin e kaluar.
Një dominim i tillë ka nxitur thirrjet për gjigandët e teknologjisë që të shkatërrohen ashtu siç u kërkua për Standard Oil në fillimet e shekullit të 20.
Por vetëm madhësia nuk është një krim. Nga suksesi i këtyre kompanie kanë përfituar dhe konsumatorët, madje janë të paktë personat që do të donin të jetonin pa kërkimin në Google, dërgesat e Amazon apo informimin e përgjithshëm që marrin nga lajmet e Facebook.
Shumë nga shërbimet e tyre janë pa pagesë ose le të themi më mirë se përdoruesit paguajnë duke dorëzuar më shumë të dhëna.
Duke marrë parasysh rivalët që janë jashtë loje dhe aksionet e tregut të tyre të cilat nuk janë shqetësuese, shfaqja e kompanive të reja si Snapchat tregon se edhe kompanitë e reja mundet të tronditin tregun.
Por pavarësisht kësaj ka arsye për tu shqetësuar. Kontrollimi i të dhënave nga kompanitë u jep atyre një fuqi të madhe, ndaj mënyrat e vjetra të të menduarit rreth konkurrencës , të hartuara në epokën e naftës, tashmë duken të vjetëruara në atë që quhet “ekonomia e të dhënave”.
Për këtë arsye një qasje e re nevojitet sepse gjërat kanë ndryshuar, tashmë të gjitha pajisjet që përdorim lënë gjurmë pas dhe mbledhin shumë të dhëna.
Ky bollëk të dhënash ndryshon natyrën e konkurrencës dhe gjigandët e teknologjisë kanë përfituar gjithmonë nga efektet e rrjetit.
Sistemet e mbikqyrjes së gjigantëve mbulojnë të gjithë ekonominë: Google mund të shohë se çfarë kërkojnë njerëzit, Facebook çfarë ndajnë, Amazon çfarë blejnë. Ata zotërojnë dyqanet e aplikacioneve dhe sistemet operative, dhe japin me qira fuqinë informatike për startups.
Ata kanë një “Pamje nga sytë e zotit” të aktiviteteve në tregjet e tyre dhe më gjerë. Ata mund të shohin kur një produkt ose shërbim i ri fiton tërheqje, duke i lejuar ata ta kopjojnë atë ose thjesht të blejnë atë para se të bëhet kërcënim shumë i madh.
Natyra e këtyre të dhënave i bën mjetet antitrust të së kaluarës më pak të dobishme, thyerja e një firme si Google në pesë kompani të tjera të vogla prapë nuk do të ndalonte efektet e rrjetit nga rivendosja e tyre.
Me kalimin e kohës njëra prej tyre përsëri do të bëhej dominuese. Për këtë arsye nevojitet një rishikim radikal dhe skica e një qasjeje të re e të dukshme.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.